Shkëlqimit tënd mashtrues,
nën hijen tënde,
të tjerët përpiqen
në flakë vezullore ta shndërrojnë ! ?
Stinët shpeshherë i gjasojnë njëra – tjetres,
i gjasojnë me teperatur,
dielli edhe në dimër herë – herë rrezon,
por nuk nxeh kurrë….
J.Z. 12 tetor 2018
“PARADA E KRENARISË ”
Nê rrugë të ” demokracisë “,
na doli “Parada e krenarisë “!
Me lesbike, homoseksualë
bashkë me të dygjinishëm
e ndërruesgjinish,
me flamuj në duar,
botës i dëshmojë
për lirinë që gëzojmë !
J.Z. 2018
I PARI KUNDËR TË PARIT
I pari kundër të parit,
luajnë me fjalë, luajnë
si tregtarët në midis të çarshisë,
populli flet përreth
sikur në pazar për speca të turshisë…
Zhurma mbas zhurmës
sikur rrathët në pus,
gurin e hedhur në ujë
nuk e sheh gjithkush…
J.Z. 9 tetor 2018
TRE PËRQINDSHI
Tre përqindshi u bë nyje,
kudo vendit i bën hije,
në Kuvend e në veri,
kêmbë e krye me Serbi.
Tre përqindshi i këtij mileti,
luan siç ia do çejfi…
J.Z. 8 tetor 2018
BUZAGAZI
S’e ligshton dielli,
nuk e tremb acari,
vrapin për kolltuk
deri tek i pari .
Si ngjala në ujë
lakohet në politikë,
pozitat ndërron
si nata me ditë.
Ndërruaka kënga,
ndërron edhe muzika,
bashkë me to shoqëria,
çdo gjë është leku,
në treg “del” liria.
Më shtrenjtë se nderi
sot, kushtojnë kollaret,
harrohen mundimet,
bien poshtë idealet ..
J.Z. 5 tetor 2018
AH, BEHXHET, O BEHXHET
Ah, Bexhet, o Bexhet
sa bukur , ministër flet !?
Atê që askush s’e pret,
pakkush sikur ti e di
sa i mirë është Putini me Rusi,
për Kosovë e gjithë shqiptari !
NUK JAM…
Nuk jam piktor
lule të të pikturoj,
as këngëtar nuk jam,
për ty të këndoj.
T’isha poet ,vargjet
si uji në burim
do të rridhnin vetë.
Si peri në lëmsh
fjalët m’janë ngatërruar
nuk di tê flas,
as pêr të shkruar…
J.Z. 4 shtator 3018