Në fund të prillit vjen Patriku rus
bashkë me Janullatosin
do hedhin ujë në pus !
Me miqësinë e vjetër
gjysmë-shekullore;
mbulimi i gjurmëve të Nolit,
do t’u shkojë përdore.
Patriarkut rus,
dorën e miqësisë
do t’ia shtrijë Meta
me të parët e qeverisë.
27 prill 2018
UNË S’U KAM FAJ
U dallova në luftë,
në fushë, bjeshkë e në mal,
nuk më dhimbset jeta,
prapë vendit zot i dal.
Gjëja që m’çuditë
më së shumti n’liri,
janë bakëluftëtarët
nga Ibri e deri n’Dri,
ca më këqyrin vengër,
të tjerë s’duan t’më shohin me sy –
unë s’u kam faj
që bëra pasuri !
27 prill 2018
HANKO HALLA DHE LLAJKET
Një ditë sapo u zgjua Hankoja nga shtrati,
u ul në karrige sikur ta kishte zënë inati,
pse s’di të kyçet në internet
sikur e mbesa e fqinja e vet !
U gëzohen lajkeve , kur i marrin
nga emri n’emër me kujdes ndalen
“ky e ajo m’paskan pëlqyer “,
u qeshen fytyrat si bujkut për diell,
buzêt u varen sikur fëmijës n’djep,
tek shikojnë foto në bjeshkë e n’det
edhe vargje kanë zënë të shkruajnë,
si n’shqip ashtu në gjuhë të huaj
edhe ata që fare s’i kuptojnë
me minin magjik nga një llajk ua lëshojnë,
borxhin ua kthejnë n’ë t’ njëjtën mënyrë,
qoftë në mesnatë , qoftë ditën me diell…
24 prill 2018
PSE ÇUDITENI ME DISA VETERANË
Kanë hequr veteranët e miqësisë e të lekut
në dasma e në ahengje u ka ushtuar dyfeku,
kështu flisni e përflisni , kot i përgojoni,
mundin e sakrificën nuk ua kuptoni ? !
Armët e tyre s’ua ka hetuar armiku,
as agu, as terri, pula ,as gjeli.
Kanë luftuar edhe prej Brukseli,
kur kërkonin strehim,
mbas lufte armët u çiten tym.
23 prill 2018
16 KUVENDARË NË SEANCË
Për libër të Ginisit është Kuvendi ynë;
16 kuvendarë në seancë rrinë,
të tjerët kanë ikur
pasi nënshkruan prezantimin,
i ka kapur vapa,
nuk është si në dimër.
Ministrat me zëvendësit
nuk duken gjëkundi,
të lodhur nga puna
mund t’i ketë zënë gjumi.
Ata që s’flasin kurrë,
sot, syri na i kërkon,
prania heshtake
numrin e shton.
Kuvendi ynë me cilësi prin
si për qilima leshi tabaçinë…
20 prill 2018