I bukur, i miri,
imi atdhe,
mashtrimi, tradhtia
shkoi deri në re!
“Atdhetarët ” – këlyshë.
Vetullën e Alpeve ta prenë,
ta prenë më shumë se në dysh
Kaçorri(Çakorri),
Gurrat e Bardha
me to Ishtedimi…
O Bjeshkët të Nemuna
siç i patet dje
sot më n’gji s’i keni.
Zërin le ta ngre
fëmija edhe plaku,
papritur na u coptua edhe Liqenati !
Lot lëshon Tomori,
vajton Gjeravica,
tradhtarët s’i falin- jo
Llapi as Drenica.
Oshtimën rrisin Drini e Osumi
Ngrihu n’ këmbë atdhe
botës tregoi,
ku e ke kufirin
e që s’të tradhtojë
në këtë rrezik gjumi……
29 qershor 2016
PRAPË E HESHTUR
Udhëheqës në titiźëm,
udhëheqës n’liri,
me ortakun qeverises
tokë i falin Malit t’Zi .
E heshtur, prapë e heshtur
Nënë- NÊNË SHQIPËRI !!!
SI JU DINIM….
Ju dinim për gjokse
përpara stuhish,
kujt i vajti mendja,
që ne ditë pranvere
merrni rrugën e tradhtisë…. ? !
20 gusht 2016