Nuk çuditet veç plaku,
është për të qeshur edhe fëmija,
për një aktakuzë n’ Pejê
të ngritur nga Prokuroria ?!
Një deçanas na qenka përçarës,
për fe e për racë
edhe mosdurues-
kërkoi t’atin e zhdukur n’ luftë !
Me kaq nuk pushon,
barrën e rëndon
siç e rëndon hëna natën,
kur zë n’goje të zhdukur edhe 84-ër…
Si t’ishte n’përrallë,
fjala u bë e madhe
në Bashkësinë Komunale
dhe s’pati të sosur
se flitej për serbë
e malazezë tê çvendosur..
Si mori guximin,
për shqiptarët e zhdukur foli ? !!!
E dëgjuan Policia e Kosovës;
besa edhe Kfori……
J.Z 10 mars 2017
MATJA EDHE ME SHTYLLA
S’më lejon karriga
s’më lejon pozita,
fjalë së të parit
as unë nuk i ika,
për planin e qeverisë
ngrita dy gishta,
pa kundërshti,
matja e kufirit
edhe me shtylla
hyri n’histori…..
J.Z. 4 mars 2017