Kudo në botë një pandemi,
në Dardani i kemi dy !?
Kjo e dytan,
për ne e para;
sikur në arë,
kur të hidhet fara
është shpërndarë nëpër parti;
ndërro e ç’ndërro qeveri !
Ikën koha,
shpejt mbrrijmë në dimër,
kush është ai ,
që gjen vakcinën ?!
J.Z., Dilbeek, më 26 prill 2020
SERVILI
Kur servili do të ngjitet,
në majen ku s’ia kap syri,
harron se mbrapa kodre
gjithë ditën nuk nxeh dielli !?
Shi e breshër, kur bie
streha e huaj gjithmonë s’e mban
si aty ku e tundi djepi,
as bilbili nuk këndon.
J.Z., Dilbeek , më 25 prill 2020
DIKUSH FLET, DIKUSH PUNON
Dikush flet, dikush punon,
për mullirin e tjetërkujt,
gurra jonë paska qenë
pak për ne e shumë për të huajt !
Sikur strajca e lypsares
grur e thekër janë përzier,
kur gatuan bukën me egjër,
s’piqet në furrë, as në çerep të vjetër !…
J.Z, Dilbeek , më 25 prill 2020