As në Ditën e Njëzetetetës,
luftëtarit të lirisë
nuk i janë ndërruar valët e jetës!
Dhjetë vjet me radhë
diell e acar,
prej rruge në rrugë
për një kordhe bukë.
Fati e çon shpesh
nê lagje a në shesh
bashkëluftarit t’i qeshë
pa menduar
i thotë mirëmëngjes.
Nëpunësi siç e ka zakon
buzët fort shtrëngon,
shtihet që s’dëgjon,
hapin e shpejton.
Pardje
u bë një motmot,
qê i pati dhënë takim Albanit,
në zyrë s’e priti dot.
Tek shtrëngon kuletën
në heshtje qorton veten
në këmbë t’mos vijë tjetër.
Bashkëluftëtari i zhgënjyer
nga ai nuk heq shikimin
i kujtohet Korabi
kur patën dhënë betimin.
Kujton Ditën e Flamurit
njëmbëdhjetë vjet më parë,
pranë njëri-tjetrit
armikut i bënë ballë.
Një eskortë qeverie
vjen shpejt sikur erë
Albanin e ” këndellë”.
Edhe sot si ma parë,
për Ditë të Pavarësisë
me karrocë dore
punë kërkon Çarshisë!