PËR KUVEND E QEVERI Në luftë bashkë, n ‘ liri të ndarë kush në vend të dalë i parë, ndërmjet dreqi u ka hy për kuvend e qeveri. Njëri grup thotë e kam numrin, as të dytin s’ e zë gjumi si t ‘ kish dro se e mori lumi, Kushtetuta n’ krahun tim për kuvend e qeverinë, Populli anash bën sehir me shpresë të kotë për ditë ma t’mirë, për Bajram ca miell në shoshë, për Kërshëndella sofra bosh. 8 tetor 2014
Jusuf Zenunaj: E SOT, IMI, I MIRI ATDHE?
Prej pushkëve të lirisë t’ Adem e Hamëz Jasharit
armiku u çmend, dogj fusha e malin,
preu pleq e fëmijë e nëna shtatzëna
deri n’kup t’ qiellit dëgjoheshin vaji e gjëma
Kur gjêma e vaji e pushtuan atdheun
kushtrimi u dha si n’kohë t’ Skënderbeut
prej ramjes së muzgut e derisa zbardhi dita
malet u mbushen me mijëra djem e çika
nga e gjithë Europa edhe Amerika
prej Zelandës së Re e tek Australia
nê luftê me shkja e gjithê shqiptaria
mbas lum-gjakut rrezatoi liria.
Mbi lot e tharë e buzët e përgjakura
hijeshi morën si dita edhe nata.
Nê tokën e shkrumbuar mbin gjethe e bar,
Dardania e vjetër filloi frymë të marrë.
Për miq e armiq u shtrua sofra !?
…ilaç e pelim sollën nga e gjithë bota
e sot imi, i miri atdhe
me vetveten punët si ke ?!