D R O J A
Dikur kishim një universitet,
tash kemi në çdo qytet,
me emra patriotësh
a shkronja të alfabetit,
me lek e palek
kushdo ka indeksin.
Doktorët e shkencës
i shton politika,
se i duhen atdheut
e lejon tradita.
Populli në varfêri
si dje edhe sot,
druan se do t’i prijë
ndonjë Don Kishot…
30 qershor 2017
XHA TASI
Një ditë xha Tasi
pa veten në pasyrë,
fytyra e rrudhur
si këpurdhat në diell.
Flokët si bora
edhe në tapë tê kokës,
më paska marrë lumi
u bëra gazi i botês.
U vesh si për festë
me kostum të ri,
pa hetuar e shoqja
doli në çarshi.
Bleu ngjyrë për flokë,
dy -tre lloji parfumi
me shpresë se do përtrihej
si fqiu i tij, Maxhuni
Me hapa të shpejtë
ecte si beqar,
me rrudhat mbi vetull
si hartë në ballë…
30 qershor 2017
SI DIKUR KASHTA NË LAMË
Ç’ ngjet me ne bijë e hallës,
si gjason as rrëfimit të prrallës ?!
Fetë e reja na kanë mbi,
që nga jugu n’skaj të veriut
si këpurdhat mbirë pas shiut.
Kush me mjekër- leshra lëshuar,
të palarë , pantolshkurtuar.
Edhe n’lutje ndërruan traditë,
në valle futen gratë e fëmijët
As të tjerëve s’ua heq kapuçin,
çka nuk sollen n’emër t’ Jezusisit ?!
Sekt mbas sekti në kombin tonë
si dikur kashta në lamë.
26 qershor 2017
URIMI I PRESIDENTIT
Zemërmadhi ynë
president i rrallë,
dje me armikun
me pushkë u përballë.
Sot, në liri,
plagët e popullit harroi,
Vuçiqin
për t’parin e Serbisë
thotë se e uroi….
28 qershor 2017