Republika e Bashës
s’ngrihet dot prej kashtës,
era e Amerikës
anët ia luan çadrës,
çadra që po tkurret
qe ngrehur pa vend
se fjala ka peshë
vetëm n’ Kuvend….
J.Z. 27 qershor 2017
MOS QOFTË E VËRTETË
Qofshin fjalë gazete
mos qoftë e vërtetë,
thotë Hanko Halla
,vaj halli se ç’na gjet ?!
Nipi e mbesa
lexuakan sot,
Republika Çame
s’na u bëka dot !
E zhytur në turp
na qenka paria,
s’guxuaka kryeministri
t’ia mësyejë nga Shqipëria
kush dënuar për vjedhje,
kush për miell të bardhë.
kësaj pune lum halla
s’i thonë punë e mbarë.
Me hidhërime e zhgënjime
më rëndoi jeta,
mos qoftë e vërtetë
çka shkroi gazeta !
J.Z. 21 mars 2017