Dikush për dikë patriot,
për të tjerët i shitur-spiun.
Si peshqit , bretkocat
e gjarpinjtë në një lumë..
J.Z
J.Z 20 dhjetor 2017
QESHJA E GJELIT
Gjeli i qeshej briksut,
në duart të thertarit,
kur iu afru tehu,
deshi të marrë malin !
J.Z.
MBAS STUHISË
Nga i njëjti trung
u rriten dy lisa,
i vogli ankohej
pse sikur tjetrit
nuk i binte drita ?!
Harroi se vetëtima,
ditën me stuhi;
goditi lisin përbri !?
J.Z. j26 ..12.2017
DASHI E UJKU
Nga droja e pësimit
edhe nga ndonjë kafshë tjetër,
dashi thërret për pajtim
me ujkun e vjetër !
Por, ujku hesht,
hesht edhe kësaj here,
nuk ndihet fajtor
që hëngri qengja e dele…
J.Z 20 dhjetor 2017
T’ISHTE GJALLË NOLI
T’ishte gjallë Noli,
në truallin ilir,
as sot , as vjet
meshat nuk do mbaheshin me horrëllek !
Një fjalë shqipe e dhjetë greqisht,
janë sikur dhelpra kur rri n’bisht.
Êndërren e Janullatosit,
zhgjëndërr e bëri Meta !
Kur ujkut në vathë,
derën ia çelë bariu,
ai luan me qengja
si macja me miun !
J.Z. 30 nëntor 2017
PËRGJIMI I DHELPRES
Në vendin e lashtë,
të njohur si i ri,
mielli me egjër
moti janë përzi.
Tharmi i bukës
thartuar n’ enë të djallit.
Karvanit në shtegtim
kërrusur i prin gomari.
Cicërima e zogjve
s’pushon verë , as dimër,
dhelpra përgjon n’bisht,
stinë mbas stine
ajo ndërron veç qimen ?!
J.Z. 3 janar 2017
HERË ME SHALË…
Nuk ndërron moti
me diell e me shi,
sikur ndërrimet
në parti.
Turr e vrap pa u ndalë,
herë me shalë,
herë me samar,
Kësi lojtarësh
kemi shumë
sikur peshqit
nëpër lumë..
Ngadalë bien
më shpejt zgjohen,
as nuk skuqen,
as nuk turpërohen.
- Z. 15 nëntor 2016
TË PËRKULURIT
Mbas plagëve shekullore,
për lavdi të rreme
turpin e përbiejnë
sikur t’ish lëng bore.
Si lëmë ku fshihej gruri
nën këmbë kuajsh,
për ta u bë vendi.
Vetëdorëzim kërkojnë
në sport si n’politikë,
tek “te mëdhenjtë”
ta ruajnë “namin”
edhe ndonjë ditë !
J.Z. 7 janar 2017
S’E PRET DITA – DITËN
Plaku dredhë cigaren
e flet buzagaz,
do të hyja në qeveri,
por nuk e di
kush më pas do të vijë ? !
S’e pret dita-ditên
me zëvendësministër !
J.Z. 14 nëntor 2017
KOHA SOT KËRKON NJË ZË
Po na rrudhet shtati,
varret jashtë,
jashtë po mbesin !
Të huaja po bëhen
edhe ëndrrat tona …
Ne shajmë njëri – tjetrin
bëjmë lavd nën hije
si në këngë lahute
e n’ bisht çiftelie
Koha sot kërkon një zë,
një zë prej nesh,
pas hapërimit të çaprapikur,
të çoroditur….