Zëri i Astritit
Zërin e Astritit kush e ngulfati
në qelinë e burgut dorëlugati..
Mallëkojnë bjeshkë e fusha,
kodrina e male
edhe n’liri shpirtëra vrastare.
Burgu as vdekja
s’e mundin të vertetën,
lakejt e tërbuar
nuk lodrojnë gjithë jetën.
6 nëntor 2016
Rriçër Kelmendi
Rriqër Kelmendin
lum që e ka vendi,
i shkathët sa s’ka më
për politikë e atdhe,
mirë me Serbinë e vjetër,
jo keq me Kosovën e re.
Sa majtas, sa djathtas,
kur t’është nevoja
lojë luan edhe në mes,
turpin s’ia bajnë valixhet
euro e dollar me thes.
Si rriqëri n’trup të gomarit
vetëm për dyditë,
në partinë e re
mbas kryeministrit u ngjit….
29 tetor 2016
Hanko Halla në Kuvend
A s’më thua hallë ç’deshte n’Kuvend ?
Nuk më rrihet dot, s’më zihet vendi – vend.
Gjumï s’më merr natën as ditën,
si trastën e lypsares na e bënë politikën.
I dituri e i padituri si gjelat mbi pleh,
si n’politikën e vjetër ashtu edhe në t’re.
Si mali me pak del e me shumë arinj.
Kuvendi ynë ashtu është përzi.
Lojën me pushtet na e solli varfërinë
skamjen e tradhtinë….
Na janë mbyllur syte
lumi po na merr,
të larat e t’palarat
nê fushë po i nxjerrë….
28 tetor 2016
Kjo nuk është përrallë
U rrah, u vra dikush, emri s’i dihet
dhe një tjetër, i pa emër n’ libër,
pa emër n’ letër,
vallë, qe i ri , apo i vjetër ? !
Vrasësin e askushit
sikur t’ish’ nën hije rrushi
e kapen si peshkun me grep-
luftëtarin e lirisë ,
komandantin e UÇK -së
E vrasësve të vërtetë
këtej e matanë lumi,
nuk u derdhet kafeja,
nuk u prishet gjumi,
në jug e në veri,
komandant edhe n’polici..
Kjo nuk është përrallë,
ata s’janë shqiptarë……..
26 tetor 2016
Tri poezi
NË DITËLINDJEN E GJERGJ FISHTËS
Në një shtëpi dykateshe,
qê dikur i thonin kullë,
sot gërmadhë,
vargje fishtjane
ruan në çdo gur,
Fishten e madh
na çmoi bota,
e mêkatet tona ndaj tij
as qielli e as toka nuk i përbi.
Përveç shtatores n’oborr
as lule as hardhi,
ndër skutat e shtëpisë
mund t’ketë vetëm ndonjë mi.
23 tetor 2016
RAPË HANKO HALLA
Prapë Hanko Halla me gjuhën e saj
zuri të bërtas , besa edhe të shajë,
ofshante të madhe si asnjëherë tjetër,
po këta qyqarë – qeveritarë ku n’dreq i gjeten ? !
Si vesa para diellit n’ maja u ngjiten,
karriget i zunë diten e s’diten,
s’i ndahen servillizmit natën as ditën,
Me stilin e një lugati,
kundër Tiranës ,
ngreh zërin kryediplomati….
Tetor 2016
DEKORATA E TITUJ NDERI
Tek shqiptarët na u rrit tefteri
dekorata e tituj nderi,
si n’Tiranë ashtu n’ Prishtinë,
as n’ Tetovë mbrapa nuk rrinë,
atdheut tonë faqen ia nxinë,
ngrisni n’qiell njëri-tjetrin
me marritë që s’ua lanë deti,
në to u zhyt dhe presidenti,
pa zbardhë dita e ngrys nata
shpërndan tituj e dekorata,
sikur t’ishin çokollata.
Ç’ bëre kështu president Nishani ?
Kêshtu t’u rritka n’atdhe nami……
23 tetor 2016