FILLI I GJYKATËS
Loja në Kuvend
sikur shpeshherë,
si një rreze dielli me shi e me erë !?
Një nismë e re në Kuvend na doli,
si burrat e dheut Veseli foli !?
Gjykatë Ndërkombëtare
për krimet serbe në vendin tonë,
mbas njëzet vjetësh ngrehim zërin ,
kurrë nuk është vonë.
Kur foli Vasfija në Amerikë – në Kongres
filli i Gjykatës në Kosovë ” u gjet ” !! ?
Dilbeek, më 7 maj 2019
NË KËTË TOKË TË ARTË
Të gjakosurit me gjak nënash,
të të rinjeve e pleqsh,
mot mbas moti tash e njëqind vjet.
Nuk ka arë , bjeshkë, as mal
pa eshtra me varr e pa varr !
Sa djepa me çizme i përmbysën,
sa ëndrra i shuan në sofër,
në këtë tokë të artë,
për liri e zjarrtë! ?!
Në fund të shekullit njëzet
lumgjaku sikur det,
numrin e masakrave ” e përbinte “nata,
karpatianët shkuan deri te 186-ta !!!
KULAÇI I GATUESËVE
Rama, Batoni e Thaçi
bashkë gataujnë kulaçin,
me tharem Shumadije
me vaj Mogherini,
nê tepsi të Vuçiqit
që s’e la as Dini !
Saçi në Berlin
s’ u bëri punë pa prush,
gjalpi i përzier u ngeli në grusht.
Vuçiqi kulaçin s’ e gatuan dot vetëm,
gatuesit s’heqin dorë nga receti i vjetër !! ?
J.Z. , më 3 maj 2019