Jusuf Zenunaj

Jusuf Zenunaj: Ushtria e Kosovës

Ajo që u lind

në gjak e në dhimbje,

sot,me emër të vërtetë u emrua.

Bisha karpatian si asnjëherë u zemrua,

me fjalët helm si kuçedra kur vjellë zjarr,

kërkon që Dardania ta harrojë emrin ushtar !

Ajo që që u lind në gjak e në dhimbje

emrin ia thonë U S H T R I,

me të dielli do të lind e perendoi

gjithmonë në D A R DA N I .

 

J.Z. 14 dhjetor 2018

 

 

LAHUTA E VARUR NË MUR

 

Lahutë e varur në mur,

në heshtje thërret mal e gurrë,

lahutarin a e keni parë ,

mos pushon diku, në varr ?!

Moti në dorë nuk më ka marrë !

Kaluan muaj

ikën vitet,

kush s’këndon ma për kreshikët! ?

Për atë Gjergjin e Kastriotit,

cili më dridhë në ditë të sotit?

Djem e vasha plot shtëpia,

s’u vjen keç për vjet mia,

sa vajtova e këndova

edhe zogjtë i përmallova,

nuk më prekun as më gisht !?

Ehhh, për mua këndoi i madhi Fishtë!.

 

J..Z. 10 dhjetor 2018

 

 

PARIA NË PEJË

 

Në Pejën e Besëlidhjes,

sot, u mblodh paria,

me flamur të kuq

sikur shtet me vete,

kur qe shpallur Shqipëria !

Përqafje e përgëzime,

për të bukurat nënshkrime,

për marrëveshjet të reja

me jetë të gjatë

aq sa diellin e fsheh reja !?

 

J.Z. 26 nëntor 2018

 

Kontrolloni gjithashtu

Një rikujtim i bukur për historinë e 28 Nëntorit të 1912-tës!

Një rikujtim i bukur për historinë e 28 Nëntorit të 1912-tës!

Me rastin e festave të nëntorit, si dhe në  shenjë të përkujtimit të datë së …