Jusuf Zenunaj

Jusuf Zenunaj: Veteranët e lekut

Kur rridhte gjaku fushave,
kodrave e bregut,
kur shpindërroheshin
jeta me vdekjen,
veteranët e sotëm të lekut
nuk duronin krismën e dyfekut,
Të mjerëve iu pat prishur rehatia,
kush mësyu nga perëndimi
kush nga Shqipëria.
Kokat ua digjte dielli
e sytë kripa e Jonit,
nën hijen pishinave
shpëtim kërkoni.
Për atdheun që po digjej,
largonin mërzinë ,
me ndonjë gotë verë,
meze e rakinë.
Haj medet-haj,
kishte edhe asi, që pinin edhe çaj.
Priten e priten rrafsh 16 vjet,
me miq e me lek, nyja u gjet.
Falë disa  komandantëve
sot u prijnë veteranëve…..

 

KUSH ËSHTË I MIRË…

Edhe natën në gjumë

një zë më thirrë,

në këtë truall arbëror
kush qe i mirë ?!

 

Shajmë e fajësojmë
e ç’gjejmë të mirë sot ,
prej Adem Jasharit
e te i madhi Kastriot ?…

..

Ndryshova me kohën
edhe pse jam Hanko Halla,
të vërtetën s’e futa
në një thes me përralla.

 

J.Z. 24 korrik 2016

 

KËMISHËN E GJARPRIT HOQI

 

Seç na i doli nami

si i të dilte prej dheut,

donte të bëhej emër

sikur Skënderbeu,

lakmia për pushtet

s’i la kund vend,

këmishën e gjarprit hoqi

u bë president…

 

Kontrolloni gjithashtu

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Shkollave shqipe në Zvicër në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” …