Çke moj Hanko Hallë
që je kaq e ngrysur,
mos vallë kush nga fqinjët,
të paska bezdisur ?!
Apo ëndërr të keqe
në gjumë ke parë ?
Ulu, pi një kafe
se s’t’shkon dita mbarë.
Jo moj mbesa e hallës
ëndërr s’kam parë dot,
hallin kam tek mjalti
që është përzier me kos !
Si krimbat mbi mish
dolën shumë mashtrues,
me lek e me miq
ME VLERËSIME ” TAZE ”
Na vjen Mero Baze
me vlerësime “taze”,
si t’ishte n’pazar
flet për kosovarë
me xhepa jo të thellë
që mësyjnë në çdo verë,
të kënaqen n’ bregdeti
fëmijët n’veturë,
bukën me veti.
20 korrik2017
NE PLAZHIN DURRËSAK
Atë që s’e bën Uqini ,
Vlora as Ksamili,
në Durrësin e lashtë
e bëri më i “miri ” ?!
Kryetari i bashkisë
vendimin lëshoi :
” autobusët kosovarë,
në plazh
asnjë të mos shkojë “..!!!!
18 korrik 2017
REVE UA KISHA LAKMI
Kur isha i ri
reve ua kisha lakmi,
ua kisha lakmi,
pa dro kalonin kufi-
në Sh q i p ë r i !
Edhe sot
në mendje më rri
në dhomën e fjetjes
një fotografi
me një maune
nëpër gryka,
në Veri…..
18 korrik 2017
KU NGELEN NUMRAT
Numrat ngatërrohen,
shtohen e pakohen
në gojën e politikanënve.
Lufta për pushtet
në harresë lë votuesit
si ena pa litar
në fund të pusit….
18 korrik 2017
XHAMIA NË KRYEQYTET
Fjala e myftiut
në fund të Ramazanit,
përkrahur nga Erdogani
e fortë si tufani !.
Xhami të madhe
do të ndërtojë BIK-u
se e vjetra
prej dore ” i iku” ?!
Mbushur plot shiringa,
plehra e pushues endacak
bashkë me trupshiturat
ditë e natë.
Në xhaminë e re
do të thirret EZANI,
kështu duan Tërnave
bashkë me Erdoganin….
14 korrik 2017