Jusuf Zenunaj

Jusuf Zenunaj: Zbrazet vendi

Populli im si dje si sot

tek hajdutët mban shpresë kot,

erdhi i riu zhvatës si i vjetri,

të kanë zhveshur si në plazh deti,

të kanë lënë pa këmishë e brekë,

vetë  në pallate sikur mbret,

kanë ngreh vila si n’Dubai,

ti s’ke lek për bukë, as vaj !

Pleqtë të vetmuar me vajë në buzë

s’ua hap derën askush,

djem e vajza i kanë lënë vetëm,

nëpër botë kudo u tretën.

Kanë lënë djerrë ara e vërri,

me dry mbyllen shumë shtëpi,

shumë shtëpi , me qindra e mija

ditë e natë ikën rinia,

kush për qiell, kush  tokë e det-

zbrazët vendi për çdo vjet..

 

J.Z. Dilbeek, më 30 prill

 

 

 

NEXHI SPAHIU

 

Kur flet Nexh Spahiu

sikur fryn veriu,

çdo gjë rrëzon shtrëngata;

nuk dallohen dita , as nata !

Vallë, a mendon dot

thumbi ku i therë sot ?!

Plagë lë përjetë e mot

me gjykimin e tij

sikur t’ishte në mexhlis:: ”

Duhet t’i japim diçka Serbisë ” !!!

 

Më 19 prill 2022

Kontrolloni gjithashtu

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Shkollave shqipe në Zvicër në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” …