Çfarë gjelle partitë po ziejnë
Muaji i tretë i vjeshtës
Ikën si qershori,
veç fjalë e zhurmê
politika n’ dritë gjë s’nxori.
Takime , fërkime
premtime e mashtrime
pati për javê e muaj,
tigani pa vaj,
petullat s’ piqen n ‘ ujë.
Populli pret e pret
s’ka meny n’ tavolinë,
vallê, kush mund ta dijë
ç’gjellë partitë po ziejnë ?
30 nëntor 2014
U gëzua Peja
Gëzohet i gjithë vendi
nê OKB përmend kryeministri
fituesen Majlinda Kelmendi…
U zhvilluaka shteti ynë
me të s’ka hajgare
ka diplomaci ,
“diplomaci dixhitale,”
Kanê ikur kohêt,
kur bëhej me serbin replikë,
Na erdhi dita
në OKB tê flasim shqip.
4 dhjetor 2014
MOS BËZAJË POPULL!
Partitë tona
seç u shanë e u përralluan,
prapë në fund ” u bashkuan “,
mund të dijë veç mendja e hollë
bënë për vete a pêr Kosovë….
Mos bëzan popull, hesht !
Ç’ mbolle, korre
në fundvjeshtë..
7 dhjetor 2014
RROFTË E QOFTË PËRJETË PARTIA
Ç’ do të thotë politikan
Të jesh i pasur e me nam,
xhepat plot, veshur në kollare
për atdhe mos jep pesë pare.
Nuk është droje pa lek te mbesim
pak nga pak çdo gjë shesim.
N’kufi kemi Eulexin,
policinë në dogana,
darkën hamë kur të kryhet lama.
Jam a s’jam politikan
dyert e hapura ku s’i kam,
në qytet villë e n’ bjeshkë tban
me kamera në t’katër anë.
Sikur të shin punët mia
m’ thonë se jashtë ikën rinia
le tê flasë kot njerëzia,
rroftë e qoftë përjetë partia!
15 dhjetor 2014