Jusuf Zenunaj

Jusuf Zenunuaj: Një tufë poezish

E gjithë paria në këtë muaj të nxehtë,

si breshëri me bubullimë përpara territ,

do t’ia mësyejnë Brukselit !

Të gjithë do të vijnë,

që t’kthehen të nesërmen

me L I B E R A L I Z I M …

 

J.Z. 15 korrik 2018

 

 

NUK KISHIM DIMËR

Nuk kishim as të vrarë,
as të burgosur,
të dhunuar ,
as të përdhosur !!!
Nuk kishim
e çfarë s’ kishim ?!
S’kishim dimër
e kishim verë,
Ato që s’i kishim
s’ka si t’i nxjerrë
presidenti në Bruksel…!?

J.Z. 14 korrik 2018

 

PSE NUK KËNDON BILBILI

 

Netëve pa hënë e ditëve pa diell,
buzë varreve heshtur rri një bilbil,
ka kohë që këngës nuk ia ka thënë
nga degët e lisit e përgjon një nënë…
pse ajo hesht, ma nuk vajton,
tek varri i zbrazur djalin s’e kujton ?!
E ka mposhtur mosha
i është zbehur shpresa
se t’birit të zhdukur
nën lis do t’i pushojnë eshtrat…..

 

BLOJA ËSHTË PËRZIER

Gruri me thekren
s’ janë përzier rastësisht,
jo që një javë
dhe as që një muaj.
Mullisi i ri
thotë se erën e grurit
edhe kështu do ta ruajmë !!!
Bloja êshtë përzier
nga mullisi i vjetër
si dje, si sot
e në heshtë magjetorja
njësoj do të jetë edhe nesër…

J.Z 4 qershor 2018

 

GJYQËSIA JONË

 

Për fjalën e dikujt,
për vrasjen e askujt,
Gjyqësia jonë,
ushtarin e lirisë
vetë e dënon,
vetë e liron….

J.Z. 3 korrik 2017

 

D R O J A

 

Dikur kishim një universitet,
tash kemi në çdo qytet,
me emra patriotësh
a shkronja të alfabetit,
me lek e palek
kushdo ka indeksin.
Doktorët e shkencës
i shton politika,
se i duhen atdheut
e lejon tradita.
Populli në varfêri
si dje edhe sot,
druan se do t’i prijë
ndonjë Don Kishot…

J.Z. 30 qershor 2017

 

KOSOVA A ËSHTË SHTET

 

Në «festën » e Vodovdanit

ushton Gazimestani,

me mjekra e pa mjekra

serbë t’ vjetër e të rinj

këndojnë këngë çetnike :

« Kosova është Serbi »..

E zemëruar Hanko Halla

mbyllet në dhomë t’ vet,

nëpër dhëmbë pyet :

« Kosova a është shtet ?! »

Ku e ka kufirin ?

Ku e ka ushtrinë ?

Sehir bëjnë Eulexi

bashkë me policinë !

Serbët me motor

Sikur t’ishin n’ garë,

se kush thërret ma shumë :

« Të vrasim shqiptarë.. »..

Jusuf Zenunaj, 30 qershor 2010

 

MALLKIMI I FATIT

 

Hanko halla e vetme
ngujuar n’shtëpi,
te fëmijêt n’ mërgim
mendja i rri.
Pêr vrimë të derës
parreshtur përgjon,
veç lehjes së qenve
asgjë nuk dallon.
Fatin e mallkon
që i solli jeta.
Pesë fëmijë të rritur
në skamje e në varfëri,
sot, në shtëpinë dykatëshe,
ditë e natë në dry…….

J.Z. 8 Qershor 2017

Kontrolloni gjithashtu

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Shkollave shqipe në Zvicër në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” …