leoni

WASHINGTON, DC - AUGUST 04: U.S. Vice President Kamala Harris delivers remarks while visiting Sycamore & Oak, a minority-owned retail village that houses other local small businesses, on August 04, 2023 in Washington, DC. Harris announced that 43 non-profit, community-based organizations, private sector entities and institutions of higher education will receive $125 million American Rescue Plan-funded Capital Readiness Program (CRP) awards, aimed at helping "underserved entrepreneurs launch and scale their small businesses—a key pillar of Bidenomics," according to the White House. (Photo by Chip Somodevilla/Getty Images)

K. Harris: Zgjedhjet presidenciale të nëntorit në Amerikë, do të jenë në mes të një ish-prokuroreje e një krimineli të dënuar

Zëvendës-presidentja e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris, tha se zgjedhjet presidenciale të nëntorit në këtë vend do të jenë zgjedhje midis një ish-prokuroreje dhe një “krimineli të dënuar”. Kandidatja e pritur për presidente nga Partia Demokratike iu referua kandidatit të Partisë Republikane, Donald Trump. Zonja Harris i bëri komentet në tubimin e parë të saj zgjedhor në Uiskonsin. Një ditë më herët u bë e qartë se ajo ka mbështetjen e shumicës së delegatëve demokratë, për t’u nominuar kandidate për presidente. Presidenti aktual, Joe Biden, i dha asaj mbështetje, pasi vetë u tërhoq nga gara për rizgjedhje më 21 korrik. Duke folur para mijëra mbështetësve në Uiskonsin, Harris e krahasoi Trumpin me, mashtruesit që si ish-prokurore i ka ndjekur penalisht. Gjatë fjalimit, ajo parashtroi edhe një sërë prioritetesh liberale që tha se do t’i ketë nëse zgjidhet presidente, përfshirë këtu: kontrollin e armëve dhe qasjen në abort. A duam të jetojmë në një vend të lirisë, ndjesisë dhe sundimit të ligjit, apo në një vend të kaosit, frikës dhe urrejtjes?”, pyeti  ajo. Trump reagoi me një postim në rrjetet sociale, ku shkroi se “Kamala Harris gënjen” dhe “shkatërron gjithçka që prek”. Ai u dënua në muajin maj për ndikim të paligjshëm në zgjedhjet e vitit 2016 dhe përballet me disa gjyqe të tjera. ReL

Kontrolloni gjithashtu

Policisa

Policia e Kosovës demanton Ministrinë serbe të Mbrojtjes

Policia e Kosovës ka mohuar pretendimet e Ministrisë serbe të Mbrojtjes se një grup i …