Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, në forumin BE-Ballkan Perëndimor i mbajtur në Bruksel ka folur lidhur me procesin e zgjerimit dhe për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE. Ai ka folur për problemet që shtetet e rajonit kanë mes vete, dhe ka sugjeruar se shembulli që mund të kryejë punë për këto vende, që të ecin drejt BE-së, është modeli i vendeve që njihej si Vishegrad, e ku bëjnë pjesë Republika Çeke, Hungaria, Polonia dhe Sllovakia. Këto shtete kishin vendosur t’i linin dallimet anash dhe të ecnin bashkë drejt integrimit. Hill ka deklaruar se ky bashkëpunim duhet të vendoset, pasi ai nuk vjen vetvetiu. Modeli i Vishegradit është modeli që i duhet rajonit të Ballkanit Perëndimor. Ambasadori Hill ka treguar me këtë rast se iu ka thënë serbëve që Bashkimi Evropian e do Serbinë por jo edhe problemet e saj.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …