Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, është cituar të ketë deklaruar se negociatorët evropianë dhe amerikanë duan formimin e Asociacionit si kusht për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Ai në Asamblenë e Përgjithshme të Odës Ekonomike Amerikane theksoi se negociatorët nga Bashkimi Evropian, të cilëve u janë bashkuar edhe amerikanët, po përpiqen të zbatojnë Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe të krijojnë hapësirë, ku Kosova mund të ketë të drejtë dhe obligim të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare. Zgjidhja e situatës në Kosovë është e rëndësishme që Serbia t’i përkushtohet detyrës së saj kryesore – përgatitjes për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke u përkushtuar ndaj një sërë parimesh të përbashkëta të BE-së”, tha Hill.
