Kujtim Shala

K. Shala: Kurti me Marrëveshjen e Brukselit ka pranuar autonominë politike-territoriale të serbëve dhe statusin e veçantë të Kishës

Deputeti i LDK-së, Kujtim Shala,  ka deklaruar se në procesin e dialogut Kosova është përfaqësuar shumë keq, pa asnjë orientim të qartë dhe pa platformë. Qeveria ka qenë krejtësisht e papërgjegjshme, ndërsa kryeministri krejtësisht i humbur. Ai thotë se kryeministri Kurti me Marrëveshjen e Brukselit dhe me Aneksin e Ohrit, ka pranuar autonominë politike-territoriale të serbëve, si dhe një status të veçantë të Kishës Ortodokse Serbe, përtej rregullimit ligjor dhe kushtetues të Kosovës. Ka pranuar dhe draft-statutin për themelimin e kësaj autonomie të dyfishtë, të serbëve dhe të kishës. Po ashtu, për mungesë koordinimi me aleatët dhe për veprime të njëanshme të qeverisë, Kosova ka humbur përkrahjen e aleatëve tradicionalë, si dhe, nga ana e BE-së, është vënë në sanksione”, ka shtuar deputeti Shala. Lidhja Demokratike e Kosovës është e gatshme për zgjedhje të reja, qofshin ato të rregullta apo edhe të parakohshme.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …