K2.0: Diskutim për ndotjen e ajrit

Diskutimi  për ndotjen e ajrit do të mbahet në Hub 2.0 (adresa: Rruga Ferat Dragaj nr 25, prapa Furrës Qerimi 1 në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë) më 21 dhjetor (nesër) prej orës 17:30.

Këtë dimër si test për qeverinë e re që u formua në shkurt ka ardhur ballafaqimi i saj për të parën herë me problemin e kahmotshëm që shqetëson prej kohësh qytetarët e Kosovës.

Një projektligj kundër ndotjes së ajrit është miratuar tre muaj më parë në Kuvend duke marrë mbështetjen e të gjitha grupeve parlamentare. Çfarë përfshin ky ligj? A do t’i vendosë themelet për ta zgjidhur përfundimisht, ose të paktën për ta zbutur problemin? Apo një zgjidhje efektive është veç një ëndërr gjersa e kalojmë edhe një tjetër sezonë të vështirë ngulfatjeje? Çfarë ka në plan Ministria e Mjedisit? Dhe çfarë mendojnë ekspertët e fushës për këto plane?

Për të diskutuar kemi ftuar:

–        Letafete Latifi, Kryeshefe e Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës

–        Besfort Kosova, hulumtues në Balkan Green Foundation

–        Granit Gashi, kontakt për Kosovë i Heinrich Böll Foundation

Do të ketë përkthim në gjuhën angleze dhe serbe.

Kontrolloni gjithashtu

INSTITUTI I KUJTESËS KOMBËTARE SHQIPTARE organizon manifestim përkujtimor e kulturor kushtuar Betejës së Koshares

INSTITUTI I KUJTESËS KOMBËTARE SHQIPTARE organizon manifestim përkujtimor e kulturor kushtuar Betejës së Koshares

Në nderim të 26-vjetorit të Betejës së Kosharës,  “INSTITUTI I KUJTESËS KOMBËTARE SHQIPTARE” me seli …