Numri i viktimave në tërmetit në Izmir të Turqisë ka shkuar në 49, tre prej të cilëve janë me prejardhje nga vendi ynë. Lajmi është konfirmuar nga ambasadori i Kosovës në Ankara, Ilir Dugolli. Viktimat me origjinë nga vendi ynë janë Nazmije Dograjan 64-vjeçe, Hatixhe Dogruja 70-vjeçe dhe burri i saj Bajram Dogruja 73-vjeç. Ndërkohë, mediet nga Turqia njoftojnë se deri më tani janë evidentuar 896 persona të plagosur lehtë, 218 që po qëndrojnë në terapi nga plagët e marra gjatë shembjes së ndërtesave. Dyshohet se 180 persona vijojnë të jenë ende nën rrënoja, ndërsa ekipi i kërkim-shpëtimit vijon kërkimin. Puna e shpëtimit vazhdon në 8 ndërtesa, ndërsa ka përfunduar në 9 nga 17 ndërtesat ku po kryhet puna e kërkim-shpëtimit. 649 persona, 836 automjete dhe 20 qen kërkues janë në terren në zonën më të prekur nga tërmeti.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …