Ka arritur në 80 numri i viktimave të shkaktuara nga zjarri por dyshohet se ky numër mund të jetë edhe më i madh. Zëri i Amerikës njofton se banorët e Mauit në Havai përballen sot me një peizazh të trishtueshëm shtëpish të rrafshuara, makinash të shkrumbuara dhe rrugëve të mbuluara me hi, aty ku dikur ngriheshin ndërtesa ndërsa bëjnë bilancin e jetëve të tyre të shkatërruara si pasojë e zjarrit në ishullin Hawaii. Lagje dhe biznese të tëra janë rrafshuara dhe automjete janë djegur në të gjithë anën perëndimore të ishullit ndërsa zjarret prenë shumicën e rrugëve nga Lahaina, destinacioni më i madh turistik në Maui dhe zona e shumë hoteleve të mëdhenj. Kjo ka bërë që presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xho Baiden të urdhëroj që të sigurohet ndihma federale pasi zjarret shkatërruan qytetin turistik në ishullin Maui, njofton Zëri i Amerikës.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …