Ka dështuar grusht shteti në Turqi

Ka dështuar grusht shteti në Turqi

Qeveria dhe Inteligjenca raportuan se grushti i shtetit dështoi, ende nuk është shumë e qartë se çfarë po ndodhë në Ankara. Mbi 750 ushtarë pjesëmarrës në grushtin e shtetit janë arrestuar, ndërsa numri i personave që kanë humbur jetën nga përleshjet është 60. Forcat qeveritare kanë përdorur avionët luftarakë F-16 për të rrëzuar një tjetër helikopterë dhe për të qëlluar mbi tanket pranë pallatit presidencial. Kryeministri turk, Binali Yildirim, ka urdhëruar ushtrinë që të qëllojë mbi çdo mjet që zotërohet nga organizatorët e grushtit të shtetit. Yildirim akuzoi ushtrinë se ka qëlluar mbi civilë të pafajshëm. Presidenti Rexhep Erdogan foli para mbështetësve për t’i garantuar të gjithë se përgjegjësit e ngjarjes së mbrëmshme do të marrin dënimin e merituar. Shkarkohen nga detyra 5 gjeneralë e 29 kolonelë anëtarë të Organizatës FETÖ. Ministri i punëve të brendshme të Turqisë, Efkan Ala ka larguar nga detyra 29 kolonel dhe 5 gjeneralë anëtarë të Organizatës Terroriste FETÖ.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …