Ka dështuar mbajtja e mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, pas përplasjeve mes Arben Gashit dhe Ilir Kërçelit

Ka dështuar mbajtja e mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, pas përplasjeve mes Arben Gashit dhe Ilir Kërçelit

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës është ndërprerë pas një përplasjeje me fjalë mes shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së Arben Gashit dhe Ilir Kërçelit, shefit të Stafit të kryekuvendarit, Glauk Konjufca. Ai në një konferencë për media tha se mbledhje të Kryesisë nuk u mbajt, pasi sipas tij shefi i GP të LDK-së, Arben Gashi, e ka kërcënuar stafin e tij. Kjo gjuhë është e papranueshme. Shprehjet që i përdor janë të papranueshme. Këto sjelle nuk duhet t’i pranojmë, tha Konjufca i cili është edhe më shumë i njohur për gjuhën e papranueshme që përdor në Kuvend. Ka pasur debat lidhur me shpenzimet e deputetëve.  Të gjithë emrat që janë lakuar më pas janë lakuar nga mediat, e jo nga Shefi i Stafit, të cilat zoti Gashi i ka marrë si personale”, tha Glauk Konjufca. Ndërkohë deputeti i Vetëvendosje, Gazmend Gjyshinca, Arben Gashin e ka  quajtur me shëndet të rënduar mental, për shkak se ai kundërshtoi  Kërçelin e Konjufcën.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …