Ka dështuar mbledhja e Komisionit hetimor parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore

Ka dështuar mbledhja e Komisionit hetimor parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore

Ka dështuar dje  mbledhja e Komisionit hetimor parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të arsimit fillor dhe arsimit të mesëm të ulët për vitin shkollor 2023-2024. Në këtë komision pritej të intervistoheshin Fadile Dyla, sekretare e përgjithshme e MASHTI-t, Avni Rexha, ushtrues detyre i drejtorit të Departamentit të arsimit para universitar, Genc Hamzaj nga Agjencia e Shoqërisë së Informacionit. Për këtë dështim, opozita akuzuan mazhorancën, ndërsa deputetët nga pozita kanë thënë se nuk do të marrin pjesë për shkak të kushtëzimit nga ana e partive opozitarë për shkarkimin e shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Mimoza Kusari-Lila, në mënyrë që të marrin pjesë në votime. Kryetari i komisionit Shemsedin Dreshaj ka thënë se kanë qenë të përgatitur që sot të vazhdojnë me intervistimin e dëshmitarëve të radhës. Deputeti i Partisë së Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka thënë se bojkotimi nga  mazhoranca nuk do të ndalë hetimet për subvencionimin e teksteve shkollore.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …