Ka dështuar mbledhja e KQZ-së për shkak të mungesës së kuorumit. Në mbledhje munguan anëtarët e KQZ-së nga radhët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së. Në rend të ditës për shqyrtim mes tjerash ishte njoftimi për afatin e aplikimit për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës dhe vlerësimin. Kjo pikë sipas anëtarit të KQZ-së nga partia e Kurtit, Alban Krasniqi ishte arsyeja e mungesës së këtyre anëtarëve në mbledhjen e sotme. Ai shtoi se në mbledhjen e sotme ishte parparë edhe shtyrja e afatit për regjistrimit të diasporës për zgjedhjet e 9 shkurtit. Sot është afati i fundit për t’u regjistruar mërgata, për të votuar. Kështu kishte njoftuar, tërë me siklet Albin Kurti, përmes një videomesazhi duke u bërë thirrje atyre që nuk janë regjistruar, te regjistrohen, deri në mesnatë.
