leoni

Kuvendi i Kosovës

Ka dështuar miratimi i Projekt-kodit Civil, amoral, që lejon martesat mes personave të gjinisë së njëjtë

Dje në Kuvendin e Kosovës ka dështuar  miratimi i Projekt-kodit Civil, amoral,  që lejon bashkëjetesën mes personave të gjinisë së njëjtë. Ky projekt-ligj dështoi të kalojë në lexim të parë. Në kohën e votimit në sallë ishin të pranishëm 77 deputetë, por 16 prej tyre nuk e kanë shfrytëzuar të drejtën e votës shumica prej tyre deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Nga 61 deputetët që morën pjesë në votim, 28 deputetë kanë votuar pro, 29 kundër dhe 4 deputetë kanë abstenuar. Për këtë Projekt-kod Civil nuk ka pasur unitet as në Lëvizjen Vetëvendosje. 28 deputetët që e kanë votuar këtë turp amoral, me siguri se nuk i kanë votat as besimin e elektoratit të tyre, ashtu sikur as kryetari i Kuvendit, i cili po të mos ishte në atë post kurrë nuk do ta votonte një turp të tillë, pasi rrjedhë prej një familje të pastër morale.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …