Ka dështuar në mungesë të kuorumit themelimi i Komisionit Hetimor Parlamentar mbi përgjegjësitë ekzekutive të Ministrisë së Drejtësisë në raport me zjarret e dyshimta në Institutin e Mjekësisë Ligjore, zhdukjen e mostrave në rastin e Astrit Deharit dhe çdo veprimi e mosveprimi të kësaj ministrie që ka cenuar pavarësinë dhe përgjegjësitë ligjore të këtij instituti. Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu tha se si deputetë parashtrues të kërkesës për themelimin e këtij komisioni, konsiderojnë se ashtu sikur siç nuk ka qenë rastësi sulmi ndaj këtij institucioni, po ashtu nuk janë rastësi ngjarjet dhe zhvillimet rreth e mbi këtë institut edhe gjatë kësaj kohe dhe mandatit qeverisës”. Ajo konsideron se tanimë dyshimet janë më të mëdha se pushteti aktual për qëllime të caktuara e ka kthyer IML-në në cak të sulmeve dhe në instrument politik. Deputetja Blerta Deliu shtoi se Komisioni Hetimor Parlamentar duhet të hetojë edhe përgjegjësinë ligjore të Ministrisë së Drejtësisë se si është e mundur që edhe pas zhdukjes së mostrave të rastit Dehari, mbikëqyrja dhe niveli i sigurisë në këtë institut të mbetet kaq i ulët.
Kontrolloni gjithashtu
Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …