Ka dështuar mbajtja e seancës për gjykimin e deputetëve të lëvizjes Vetëvendosje, pasi asnjëri nga të akuzuarit nuk ishte i pranishëm në sallë. Seanca gjyqësore ndaj deputetëve të Kosovës Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Faton Topalli dhe Donika Kadaj-Bujupi, u shty për më 21 prill. Kryetari i trupit gjykues, Beqir Kalludra, e mori këtë vendim pasi që asnjë nga të akuzuarit nuk u paraqit në seancë. Të pranishëm në seancë nuk ishin as dëshmitarët Nuredin Ibishi e Bekim Haxhiu.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …