Ka dështuar takimi i parë i Komisionit të përbashkët të Kosovës dhe Serbisë për të pagjeturit, i planifikuar të mbahej sot në Bruksel, pasi që delegacioni i Serbisë refuzoi të marrë pjesë, në shenjë proteste pas aksionit të Qeverisë së Kosovës për mbylljen e institucioneve të Serbisë. Në Bruksel, delegacioni i Kosovës u takua me përfaqësues të ekipit të të dërguarit të BE-së për dialog, Miroslav Lajçakut. Bëhet e ditur se ekipi evropian ka pasur takime edhe me delegacionin e Serbisë, por jo në kuadër të takimit të Komisionit të përbashkët. Kryetari i Komisionit qeveritar të Kosovës për Personat e Zhdukur, Andin Hoti, reagoi pas dështimit të takimit, duke e quajtur arsyetimin e delegacionit serb banal dhe të dëmshëm për procesin e zbardhjes së fatit të personave të zhdukur. Kjo tregon edhe një herë politizimin e tejskajshëm të Serbisë në raport me çështjen e personave të zhdukur, nënvizoi Andin Hoti.
Kontrolloni gjithashtu
DnV; Gjuhë arrogante më së shumti është përdorur gjatë aktiviteteve të VV-së, por përjashtim nuk kanë bërë, as partitë e tjera
Rrjeti i organizatave joqeveritare, Demokracia në Veprim ka bërë të ditur se që nga fillimi …