Ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet në Lëvizjen Vetëvendosje asamblisti i kësaj partie në Drenas, Selman Qallapeku. Në arsyetim të dorëheqjes ka shkruar. Të nderuar miq, shokë, përmes këtij shkrimi ju njoftoj se jap dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha funksionet e mia në Lëvizjen Vetëvendosje. Së bashku me mua, kanë dhënë dorëheqje edhe dhjetëra anëtarë, simpatizantë dhe aktivistë të Lëvizjes. Në këtë mënyrë pothuajse shuhet nëndega në Terstenikë këtë e them me bindje të plotë si ish-kryetar i saj. Dorëheqja ime është e mirë menduar dhe vjen pas një konsultimi të gjerë me përkrahësit dhe bashkëpunëtorët që më kanë mbështetur gjithnjë.
Arsyet e largimit tim nga Dega e Lëvizjes Vetëvendosje janë: Instalimi i një dukurie negative në degë, ku nuk vlerësohet puna, aktiviteti dhe përkushtimi. Papërgjegjësia totale e kryetares së Degës, znj. Egzona Terdevci, Punësimet në institucione publike dhe emërimet politike pa meritë. Shuarja e aktivitetit në degë, mungesa e trajtimit të aktivistëve dhe humbja e rreth 70% të anëtarësisë.