leoni

Ka filluar aksioni i zënies së qenve endacak për sterilizim dhe kastrim në komunën e Junikut

Njoftohen të gjithë qytetarët e komunës së Junikut së ka filluar aksioni i zënies së qenve endacak për sterilizim dhe kastrim. Ky projekt është i financuar nga Qeveria e Kosovës dhe do të zbatohet nga Ambulanca Veterinare ,,AS – VET’’- Florik Haxhikadrija dhe aksioni do të zgjasë deri në fund të vitit 2018.

Andaj kërkohet nga qytetarët e Komunës së Junikut që mos ti lëshojnë qenët e tyre deri sa të përfundojë aksioni.

Vërejtje: Në rast se ndonjë qen shtëpiak nuk ka shenje identifikimi (qafore ose rrip), personi përgjegjës nuk do të japi përgjegjësi për sterilizim apo kastrim të këtyre qenve shtëpiak.

Kontrolloni gjithashtu

Homazhe në nderim të heroit të kombit Salih Çekaj në Deçan dhe heroit Shefqet Mustafaj në Gllogjan

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj përmes një postimi në facebook, ka njoftuar …