Ka filluar ekzekutimi i pagesave për dëmet e shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore, për periudhën: janar-qershor në Komunën e Rahovecit

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, përmes llogarisë së tij në facebook ka njoftuar fermerët e komunës së Rahovecit, se pas përpjekjeve të vazhdueshme dhe insistimit të komunës së Rahovecit ka filluar ekzekutimi i pagesave për dëmet e shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore, për periudhën: janar-qershor të këtij Viti në Komunën e Rahovecit! ,,Ashtu siç edhe jeni njoftuar paraprakisht me vendimin tim si Kryetar komune janë formuar edhe komisionet për vlerësimin e këtyre dëmeve, anëtarët e të cilëve i falënderoj për punën dhe angazhimin në afat rekord si dhe hartimin e një raporti profesional nga ana e drejtorisë së bujqësisë, në mënyrë që procedura e ekzekutimit të pagesave për dëme të fillonte sa më shpejtë që të ishte e mundur. Pagesa dhe transferimi i mjeteve financiare për fermerë pritet të bëhet deri në fund të kësaj jave. Falënderojmë Qeverinë e Kosovës dhe Ministrin e MBPZHR, Besian Mustafa për ndihmesën e fermerëve të komunës së Rahovecit, duke shpresuar se 25% i pagesës së vlerës nga dëmet e shkaktuara të ekzekutohet në kohë rekorde”, ka njoftuar kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …