Në Skënderaj ka filluar fasadimi i objekteve të banimit social, një projekt tejet i rëndësishëm si investim kapital, që ka për qëllim përmirësimin e kushteve të banimit për familjet që jetojnë në këto objekte. Për këtë qëllim, të martën kryetari i Komunës së Skënderajt, z. Fadil Nura, i shoqëruar nga Driton Mulaj, Drejtori për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit dhe Shahin Tahiraj, drejtor i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, kanë përcjellë nga afër realizimin e punimeve, në kuadër të këtij projekti, i cili përveç fasadimit të jashtëm të të gjitha objekteve, parasheh edhe ndërrimin e dyerve dhe dritareve të njësive banesore.
Në qeverisjen e kryetarit Fadil Nura, ky është investimi i dytë që bëhet, pas atij të fasadimit të objekteve banesore kolektive në Sheshin “Adem Jashari”, që ishte edhe premtim i kreut të Komunës, z. Fadil Nura.