Duke u bazuar në të dhënat e Fondit për të Drejta Humanitare, Prokuroria për krime lufte e Serbisë ka filluar hetimin paraprak kundër shefit të Shtabit të Ushtrisë së Serbisë, gjeneralit serb, Ljubisha Dikoviq, i cili ka urdhëruar masakrën kundër shqiptarëve në Rezallë të Drenicës ku u vranë më shumë se 100 pjesëtarë të popullatës civile. Hetimi kundër Dikoviqit dhe tre kriminelëve të tjerë është duke u zhvilluar mbi bazën e dyshimeve se ata kanë bërë krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, në vitin 1999, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë ish-drejtoresha e Fondit për të Drejta Humanitare, Natasha Kandiq. Ndërkohë Prokuroria për krime lufte e Serbisë, ka thënë se kanë nisur hetimet paraprake për personin N.N. për vrasjen e civilëve, të varrosur në varrezën masive në Rudnicë.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami kërkon reagim të drejtësisë ndaj bllokimit të punimeve publike në sheshin “Xhorxh Bush”
Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të institucioneve të drejtësisë ndaj, …