Kryetari i komunës së Junikut, Agron Kuçi së bashku me nënkryetarin e komunës Myrtë Velijaj dhe drejtorin e shëndetësisë Ilir Gacaferi, vizituan QKMF-në “ dr. Ali Hoxha” në Junik. Për tu njohur nga afër me fillimin e implementimit të projektit “ Rehabilitimi i Urgjencës me shtretër dhe pajisje përcjellëse“.
Ky projekt financohet nga AQH (faza e pare) në bashkëpunim me komunën e Junikut, gjithashtu Kryetari i komunës se Junikut Agron Kuçi shprehi falënderim për Arben Himaj dhe Idriz Qelaj për ndihmën e bërë për QKMF-në me 6 shtretër elektrik për nevojat e pacienteve që marrin trajtim në këtë qendër shëndetësore.