Ka filluar ndërtimi i një pjesë të kanalizimit në Banjë të Malishevës

Në kuadër të rregullimit të infrastrukturës së përgjithshme, e në veçanti të rregullimit të sistemeve të kanalizimit, kanë filluar punimet në rregullimin e sistemit të kanalizimit në një lagje të fshatit Banjë. Këto punime, i kanë inspektuar nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha dhe drejtori komunal i urbanizimit, Islam Vrenezi. Nënkryetari Berisha dhe drejtori Vrenezi, janë njoftuar me punimet që janë duke u kryer nga ana e punë kryesit, si dhe nga mbikëqyrësit e projektit, ku sipas tyre punimet janë duke u kryer sipas dinamikës së paraparë dhe deri më tani nuk ka probleme në realizimin e këtij projekti. Nënkryetari Berisha, tha se “ne si qeveri komunale kemi për obligim që të punojmë në rritjen e mirëqenies së qytetarëve, përmes investimeve të cilat janë në shërbim të qytetarëve, e sidomos jemi të obliguar që të rregullojmë infrastrukturën, që është jetike për banorët në çdo vendbanim”. Ndërsa drejtori Vrenezi, tha se “ky është investim i Komunës së Malishevës, në kuadër të realizimit të projekteve të planifikuara që realizohen gjatë këtij viti, ndërsa në këtë pjesë të fshatit Banjë, do të rregullohet sistemi i kanalizimit në gjatësi për 1500 metrave, dhe kjo pjesë do të lidhet në kolektorin kryesor të ujërave të zeza”.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu priti në takime ndaras disa nga kandidatët për deputet nga radhët e PDK-së

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …