Ka filluar ndërtimi i urës së dëmtuar në Kërvasari të Malishevës

Këto ditë në fshatin Kërvasari të komunës së Malishevës, ka filluar ndërtim i urës, e cila ishte dëmtuar gjatë vërshimeve të këtij viti. Kjo urë e lidhë një lagje me fshatin dhe pritet që shumë shpejt të përfundoj ndërtimi i saj. Punimet në këtë urë, i kanë parë nga afër kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, nënkryetari Hajdin Berisha dhe drejtori i urbanizmit, Islam Vrenezi. Urat në Kërvasari, në Gurishtë dhe në Marali, ishin dëmtuar rëndë gjatë vërshimeve në pranverën e këtij viti dhe tani ka filluar rregullimi i tyre. Ura e Kërvasarisë është më e rëndësishmja, pasi lidhë një lagje të tërë me fshatin, të cilët aktualisht, duhet ti përshkojnë disa kilometra, për të shkuar në fshat, madje duhet ti kalojnë dy fshatra. Rregullimi i urave në Kërvasari, në Gurishtë dhe në Marali, financohen nga buxheti i Komunës së Malishevës, dhe kanë një kosto prej afro 18 mijë euro.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …