Ka filluar ndërtimi i tri rrugëve në Bellanicë të Malishevës

Në fshatin Bellanicë të Komunës së Malishevës, ka filluar ndërtimi i tri rrugëve, brenda fshatit, përkatësisht të lagjeve në këtë fshat. Ndërtimi i rrugëve, po bëhet në kuadër të rregullimit të infrastrukturës së rrugëve në vendbanimet e Komunës së Malishevës. Ndërtimin e rrugëve, e kanë parë nga afër kryetari i Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori i urbanizmit, Ahmet Morina.

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, gjatë vizitës në Bellanicë, i ka uruar banorët e këtyre lagjeve për rregullimin e rrugëve. “Ne po mundohemi që brenda mundësive tona, të investojmë në krijimin e kushteve më të mira për të gjithë banorët e Komunës së Malishevës, e në kuadër të këtyre përpjekjeve, janë edhe rrugët ne fshatin tuaj”, tha kryetari Begaj.

Nga ana tjetër, drejtori i urbanizmit, Ahmet Morina, duke inspektuar punimet, tha se “punimet në fazën fillestare, janë duke shkuar sipas planifikimit dhe operatorët, janë duke ju përmbajtur kushteve dhe projektit të përcaktuar nga ana e drejtorisë”. Drejtori Morina, tha se këto tri rrugë, do të jenë të shtruara me kubëza, ndërsa kanë një gjatësi prej rreth dy kilometrave dhe financohen nga buxheti komunal, dhe ka një kosto prej 68,382.5 eurove.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …