Ka filluar në Poloni manovra më e madhe në Evropën Lindore që nga përfundimi i Luftës së Ftoftë

Ka filluar në Poloni manovra më e madhe në Evropën Lindore që nga përfundimi i Luftës së Ftoftë

NATO-ja  dhe vendet e saj partnere po kërkojnë të montojnë një shfaqje të fuqisë si përgjigje ndaj shqetësimeve rreth agresivitetit dhe veprimeve të Rusisë në Ukraninë, në Siri dhe në vende të tjera të botës. Gazeta “The Guardian” shkruan se ushtrimi ushtarak 10 ditore, që përfshijnë 31 mijë trupa dhe mijëra automjete nga 24 vende, është mirëpritur nga aleatët e NATO-s në rajon, edhe pse ekspertët e mbrojtjes paralajmërojnë se çfarëdo incidenti mund të nxisë reagim ofensivë nga Moska. Një atashe i mbrojtjes në një ambasadë evropiane në Varshavë ka thënë  për The Guardian se  “skenari ankth” i ushtrimit, i quajtur “Anaconda-2016”, do të ishte “një gabim një llogaritje e gabuar të cilin rusët e shpjegojnë si veprim kundër tyre. Kremlini e ka pritur me shumë shqetësim këtë manovër, e cila prek sedrën e Putinit dhe agresorëve rusë në pretendimet e tyre për ta kthyer fuqinë e dikurshme të Bashkimit Sovjetik.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …