Ka filluar pastrimi i një dege të lumit Mirusha

Ka filluar pastrimi i përroskës, degë e lumit Mirusha, që kalon në një pjesë të qytetit të Malishevës. Kjo përroskë, është një kanal i madh shkarkues i ujërave, që vijnë nga Malet e Berishës dhe derdhet në lumin Mirusha, ndërsa gjatë shirave, disa herë ka pasur edhe përmbytje, si pasojë e bllokimit për shkak të hedhjes së mbeturinave.

Punimet në pastrimin e kësaj dege te lumit, i ka parë nga afër edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Rexhep Mazreku, i shoqëruar edhe nga drejtorët përgjegjës. Nënkryetari Mazreku, me këtë rast, ju ka bërë thirrje qytetarëve që to mos i gjuajnë mbeturinat në të, sepse, krahas erës së keqe, po shkaktohen edhe përmbytje.

Drejtori i urbanizimit, Ahmet Morina, ka bërë të ditur së pastrimi i kësaj dege të lumit, ka filluar gjatë vikendit dhe është duke u punuar pandërprerë në pastrimin e tërësishëm të saj, duke filluar nga  hyrja në Malishevë, e deri në lidhjen e saj në lumin Mirusha.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …