leoni

Ka filluar procesi gjyqësor kundër policit serb, Millorad Gjokoviqit, për pjesëmarrje në Masakrën e Ozdrimit të Pejës, në vitin 1999

Sot ka filluar procesi gjyqësor kundër  Millorad Gjokoviqit, një  serb i arrestuar për pjesëmarrje në Masakrën e fshatit Ozdrim të Pejës, në vitin  1999.  Sipas aktakuzës i dyshuari nga janari 1998 deri më 21 qershor 1999, në fshatin Ozdrim të Komunës së Pejës, si pjesëtar i forcave policore dhe ushtarake serbe me  7 maj të vitit 1999 fillimisht e rrethuan fshatin Ozdrim, e pastaj filluan një ofensive ushtarako-policore duke shtënë me armë në drejtim të popullsisë civile me ç ‘rast u vranë 19 civilë shqiptarë. Aktualisht janë duke u dhënë fjalët hyrëse nga të dyja palët, Prokuroria Speciale dhe avokatët e palës së akuzuar. I dyshuari  Gjokoviq ka mohuar se ka qenë i përfshirë në masakrën e Ozdrimes. Megjithatë, nga Prokuroria Speciale deklaruan se kanë gjetur dëshmitar e prova të cilat,  në fund  të gjykimit, do ta shpallin fajtor Gjokoviqin për krime lufte.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …