Derisa mijëra protestues të ardhur nga të gjitha qytetet e lokalitetet e vendit kanë arritur në Prishtinë dhe tashmë kanë filluar protestën, duke u nisur nga Biblioteka Kombëtare drejt sheshit të kryeqytetit, një numër i madh i policëve dhe Njësisë Speciale, kanë rrethuar ndërtesën e Qeverisë së Kosovës. Ndërkohë, afër Qeverisë janë vendosur edhe aktivistë të opozitës, të cilët do të kujdesen për ta mbajtur rendin në atë pjesë, e cila konsiderohet si pjesa më e ndjeshme, ku mund të eskalojë protesta. Në sheshin “Skënderbeu” ka filluar grumbullimi i qytetarëve, të cilët kanë filluar t’i bashkohen. Atyre iu është bashkuar edhe kryetari i komunës Shpend Ahmeti. Fillimisht ai ka përshëndetur Policinë e Kosovës të cilët sot janë në numër të madh.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …