Ka filluar punën grupi punues për monitorimin dhe raportimin e zbatimit të planit të integritetit në Komunën e Malishevës

Grupi punues për monitorimin dhe raportimin e zbatimit të planit të integritetit në Komunën e Malishevës, i formuar nga ana e kryetarit, Ekrem Kastrati, ka filluar punën e tij, e që për qëllim e ka zbatimin në tërësi të këtij plani. Monitorimin, vëzhgimin dhe regjistrimin e rregullt te aktiviteteve që ndodhin në procesin e mbledhjes se informacionit për të gjitha aspektet e zbatimit te Planit për Integritet Plani i integritetit, është prej dokumenteve më të rëndësishme strategjike dhe zbatimi i tij ka rëndësi të madhe, prandaj, kryetari i komunës e ka formuar këtë grup punues, që në vazhdimësi do të merret monitorimin e zbatimit të tij, në të gjithë sektorët në institucionin e komunës me qëllim mbrojtjes së integritetit të komunës. Sipas koordinatorit të këtij grupi punues, Albrim Paçarizi, puna e tyre është që të bëjnë  “monitorimin, vëzhgimin dhe regjistrimin e rregullt të aktiviteteve që ndodhin në procesin e mbledhjes së informacionit për të gjitha aspektet e zbatimit të Planit për Integritet, ndërsa raportimi mundëson që informacionet e mbledhura të përdoren në marrjen e vendimeve që përmirëson zbatimin e objektivave të Planit për Integritet”.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …