leoni

Në ministrinë për FSK u mbajt konferenca e tetë, ”FSK dhe Partnerët’’

Ka filluar punimet seanca e parë e Konferencës së 8-të, “FSK dhe Partnerët’’

Sot në orën 9:00 ka filluar punimet e seanca e parë të Konferencës së organizuar nga Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës ,,FSK dhe Partnerët’’.

Në hapjen e punimeve të Konferencës do të  marrin pjesë:

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj,

Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha,

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama,

Komandanti i KFOR-it, gjeneral major Salvatori Cuoci.

Konferenca do të fokusohet në planet bilaterale vjetore për vitin 2018 midis Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe partnerëve bilateral, si dhe nevojat dhe kërkesat e FSK-së për zhvillim të mëtejshëm për 2019-2020. Ky aktivitet ka për qëllim që të mbledhë të gjithë aktorët mbështetës të Forcës së Sigurisë së Kosovës me qëllim të koordinimit të mbështetjes së ofruar nga vendet partnere me të cilat MFSK ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi. Përveç përfaqësuesve të vendeve partnere, të ftuar në konferencë janë edhe ambasadorë të vendeve mike dhe partnere, atashetë ushtarakë të akredituar në Prishtinë,  përfaqësues nga Ekipi Këshillues Ndërlidhës i NATO-s,  KFOR-i, nga Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Punëve të Brendshme, Policia e Kosovës dhe Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …