OKB

Ka filluar punimet sesioni i 79-të i Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në New York

Ka filluar punimet sesioni i 79-të i Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara,   në New York Udhëheqës nga mbarë bota, liderë të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, do të marrin pjesë në këtë sesion. Në mesin e liderëve do të jenë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e kryetarja, Vjosa Osmani . Në fokus do të jenë krizat dhe konfliktet ushtarake  që po kalon bota,  në Gaza, Ukrainë e Sudan. Sesioni i OKB-së në New York, do të ndiqet nga një delegacion i nivelit të lartë të Bashkimit Evropian, në krye me Josef Borrellin dhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. “Fokusi i BE-së do të jetë trajtimi i konflikteve dhe krizave në të gjithë botën. Në një sfond të zymtë të krizave të shkaktuara nga njeriu dhe ato natyrore, BE-ja dhe shtetet anëtare do të fokusohen në pesë prioritete kryesore: ri-angazhimi për themelet e një rendi ndërkombëtar të bazuar në rregulla; mbështetjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare; avancimi i zhvillimit të qëndrueshëm dhe financimi për zhvillim; adresimi i krizës së trefishtë planetare; dhe nxitja e besimit nëpërmjet një sistemi shumëpalësh më efektiv”, theksohet në njoftimin e Komisionit Evropian.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …