Ka filluar rregullimi i hapësirës dhe ndërtimi i lapidarit në varrezat e dëshmorëve në Malishevë

Ka filluar rregullimi i hapësirës dhe ndërtimi i lapidarit në varrezat e dëshmorëve në Malishevë

Këto ditë ka filluar rregullimi i hapësirës, përkatësisht ndërtimi i lapidarit në varrezat e dëshmorëve në Malishevë, aty ku prehen të gjithë dëshmorët e Brigadës 122 “Imer Krasniqi”. Ndërtimin dhe rregullimin e sheshit në këto varreza, është duke e bërë Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës. Punimet në këtë kompleks, sot i kanë parë nga afër drejtori komunal i shërbimeve publike, Milazim Morina dhe ai i urbanizimit, Islam Vrenezi. Ata janë ndarë të kënaqur me punimet që janë duke u bërë, e sidomos pjesa e ndërtimit të lapidarit, ku do të shkruhen edhe e të gjithë dëshmorëve. Këto punime kanë filluar tani, në prag të shënimit të 16 Qershorit, Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Malishevës dhe Ditës së Çlirimit të Komunës së Malishevës, që lidhet me rënien e dëshmorit të parë, Imer Krasniqi, i rënë më 16 qershor të vitit 1998, dhe të dëshmorit të fundit, Mentor Gashi i rënë më 16 qershor të vitit 1999. Po ashtu më 16 qershor 1999 është çliruar Komuna e  Malishevës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …